Dy administratorë në plazhet e Ksamilit po ndiqen penalisht, pasi kishin vendosur shezlonge dhe çadra në mënyrë të pa autorizuar dhe nuk deklaronin të ardhurat që gjeneronin nga ky aktivitet. Në kuadër të operacionit të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave në plazhe, që janë zënë në kundërshtim me ligjin, janë seksuestruar 432 shezlonge dhe 216 çadra.