Një 25-vjeçar është vënë në pranga pasi po qarkullonte me shpejtësi 190 km/orë nën efektin e lëndëve narkotike. Nën efektin e drogës dhe me shpejtësi 190 km/orë, vihet në pranga 25-vjeçari. Ky ishte rasti i 64-t i arrestimit të një personi që drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan A. S., 25 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.