Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12/2025 22:43

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u zotua se SHBA nuk do të detyrojë Ukrainën të nënshkruajë asnjë marrëveshje për t'i dhënë fund pushtimit rus. "Nuk ka marrëveshje paqeje nëse Ukraina nuk e pranon atë", tha Rubio në një konferencë për shtyp në Uashington. Ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një takim trepalësh në Miami me Ukrainën dhe Rusinë. “Ata propozuan këtë format, për aq sa kuptoj unë: Ukraina, Amerika, Rusia. Edhe evropianët mund të jenë të pranishëm. Do të ishte "logjike të mbahej një takim i tillë i përbashkët, pasi të kuptohen rezultatet e mundshme të takimit që është zhvilluar tashmë", theksoi ai. Ndërkohë, Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës, nëse Rusia trajtohet me respekt dhe i ka hedhur poshtë pretendimet se Moska po planifikon të sulmojë vendet evropiane si “marrëzi”. Putin shtoi gjithashtu kushtin që nuk do të ketë pushtime të mëtejshme ruse “nëse nuk na mashtroni siç na mashtruat me zgjerimin e NATO-s drejt lindjes”. I dërguari i Donald Trump, Steve Ëitkoff, dhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner, pritet të jenë në Miami nga pala amerikane. Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio gjithashtu pritet të marrë pjesë. Negociatori i Kremlinit, Kirill Dmitriev, do të jetë nga pala ruse. I dërguari i Zelensky, Rustem Umerov, ka qenë tashmë në SHBA që nga dje për t'u takuar me negociatorët amerikanë.

Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
Top News – 20 mijë ushtarë në Gaza. Shqipëria drejton Deir al-Balah, Kosova veriun
21/02 14:55
Top News – Shfuqizimi i tarifave të Trump. Macron përshëndet vendimin e gjykatës së SHBA
21/02 13:20
Top Channel/ Polonia minon kufirin, tërhiqet nga Konventa e Otavës: Jo duarkryq para Rusisë!
21/02 12:29
Top Channel/ Tensionet me Iranin, NYT: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme!
21/02 12:28
Top Channel/ Supremja i rrëzoi tarifat, Trump vendos taksë të re globale prej 10%!
21/02 11:38
Top Channel/ Bien me 30% eksportet e çelikut të BE-së drejt SHBA-së: Ngecin bisedimet për tarifat!
21/02 11:18
Top Channel/ “Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria!
21/02 11:02
Top News – Po dëshmonte për Epstein. Avokati e kërcënon: Përgjigju shkurt
21/02 10:53
Top News – Tarifa globale. Trump e vendos 10 për qind për të gjitha importet
21/02 10:41
Top News – Tarifat e Trump bien. Gjykata supreme në SHBA i shfuqizon globalisht
21/02 10:12
Top News – Gjenerata e re e armëve bërthamore. Inteligjenca amerikane thotë se Kina i ka testuar
21/02 10:11
Top News- Sulm nga persona të armatosur/ Nigeri, vriten rreth 50 persona dhe rrëmbehen gra e fëmijë
20/02 22:38
Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
DIGITALB DIGITALB