Top Channel/ “Negociatat, arritje e merituar”, Spiropali në sesionin e 149 të Asamblesë së Unionit
14/10/2024 20:07

Një arritje të merituar të Shqipërisë e konsideron kryetarja e Kuvendit elisa spiropali celjen e grup-kapitujve të parë të Negociatave, gjatë konferencës Ndërqeveritare me BE-në që pritet të mbahet nesër në luksemburg. Këto deklarata kryeparlamentarja spiropali I bëri gjatë fjalimit të mbajtur në sesionin e 149 të Asamblesë së Unionit Ndër-Parlamentar që po zhvillon punimet në gjenevë. Shqipëria është vendi i parë në grupin e vendeve kandidate që hap negociatat e anëtarësimit, bazuar në metodologjinë e re të anëtarësimit në BE. Parlamenti ynë është i angazhuar fort për të ruajtur lidershipin, për të garantuar legjitimitetin demokratik dhe gjithëpërfshirjen e procesit. Kryetarja e Kuvendit theksoi ndër të tjera se shqipëria është e vendosur të mbrojë demokracinë prej dizinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja. Sfidat po shtohen edhe për shkak të rrezikut të sulmeve kibernetike, të cilat vijnë si rrjedhojë e qëndrimeve të vendosura e të qarta të Shqipërisë kundër terrorizmit. Shqipëria i ka përballuar dhe do ti përballojë me sukses këto rreziqe me ndihmën e partnerëve tanë. Gjatë pjesëmarrjes në sesionin e 149 të Asamblesë së Unionit Ndër-Parlamentar në Gjenevë, Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, u takua me Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, z. Numan Kurtulmuş, Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Australisë, z. Milton Dick, dhe Kryetaren e Parlamentit të Azerbajxhanit, znj. Sahiba Gafarova.

Top News – Rinumërohen kutitë e Fierit. Nisma ‘Shqipëria Bëhet’ shpreson mandatin
30/06 20:01
Top News – Meta, intervistë me vetveten. Presidenti i PL kujton përballjet me amerikanët në 2017
30/06 16:39
Top Channel/ Shtyhet gjyqi ndaj Berishës, mungonin kreu i PD, një prokurore dhe avokatët
30/06 15:01
Top Channel/ Edi Rama sfidon Babain e Brexit: Verifikim faktesh për një deportim total Nigel ose…
28/06 12:03
Top Channel/ Flamur Noka në SPAK, deputeti para prokurorëve për denoncimet e krimeve zgjedhore
27/06 15:12
Top Channel/ Berisha zbulon se kutitë u ndërruan, akuza e re pas rinumërimit: I mbushi PS
27/06 15:10
Top Channel/ Rinumërimi e “zhyt” PD-në, KAS vendos t’i heqë 612 vota si të padrejta
27/06 15:08
Top Channel/ Flamur Noka shkon në SPAK, deputeti demokrat ndodhet para prokurorëve
27/06 12:52
Top Channel/ Kavaja “zhgënjeu” Metën! Rinumërimi i votave të Tiranës po shkon drejt fundit
27/06 12:52
Top Channel/ Rama rikthehet në parlament/ Braçe dhe Koçi abstenojnë në ligjin për sportin
26/06 23:29
Top Channel/ Kavaja “zhgënjen” Metën/ Rinumërimi i votave rrëzoi pretendimet e aleatit të Berishës
26/06 23:16
Top Channel/ Alimehmeti, kur votat nuk mjaftojnë: Sistemi të reformohet, duhet analizë brenda PD
26/06 19:43
Top Channel/ Hapen kutitë që krisën opozitën! Po rinumërohet Kavaja ku u dyshua nga Meta
26/06 19:42
Top Channel/ Meta mbetet në burg, avokati: Karta bankare u përdor nga Kryemadhi
26/06 19:33
Top Channel/ Rinumërimi në Tiranë, problemet me votat nuk e ndryshojë rezultatin
26/06 15:42
Top Channel/ “Varr monumental Kadaresë”! Kërkesa e Gjekmarkajt: Rama e premtoi, por s’e bëri
26/06 15:19
Top Channel/ Lufta ndaj dezinformimit/ Braçe paraqet në Kuvend dokumentin e stratregjisë kombëtare
26/06 15:17
Top Channel/ Debate ne Kuvend, temat që përplasën deputetët
26/06 15:11
Top Channel/“Lushnjës i ikën drejtorët, nuk ka më qofte e raki”, Korreshi: Shyqyr nuk e kam babën, se
26/06 14:07
Top Channel/ Braçe drejtuar ministrit të Brendshëm: Ç’punë ka policia që thërrasin bujqit
26/06 13:31