Nëntori për Vlorën është muaji i festave të flamurit. Për të mirëpritur festat e 28 dhe 29 nëntorit në Vlorë aktivitet festive filloj disa ditë më parë. Në sheshin e Skelës, pranë universitetit Ismail Qemali është organizuar panairi kulinar dhe artizan me pjesëmarrjen e biznesvee të qytetit, të cilat prezantojnë për vizitorët vendas dhe të huaj historinë dhe traditën e qytetit të flamurit.