Top Channel/ Në Vetting, prokurori i burgosur! Paraqitet dosja e SPAK për “Metamorfoza”
04/09/2024 15:37

Për organet e vettingut kanë mjaftuar bisedat e bëra publike në Sky ecc midis prokurorit Xhevahir Lita dhe anëtarëve të grupeve kriminale , për ta thirrur atë në seancën publike të rivlerësimit. Lita prej një viti nën arrest me burg si I dyshuar për korrupsion dhe si njëri nga shtatë të dyshuarit e Metamorfozës doli para KPK vetëm për kriterin e përshtatshmërisë së figurës. Ndërsa dy të tjerat , pasuritë dhe aftësitë profesionale KPK nuk ishin kontrolluar. Prokurori Lita nën hetim nga SPAK së bashku me ish drejtorin e operacionales Oltion Bistri dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka, nuk ishte I pranishëm në vetting. Por ai përfaqësohej nga avokati I tij Arben Nela, që tha se klienti I tij nuk I ka pranuar akuzat e SPAK dhe se ende drejtësia nuk ka dhënë një vendim fajësie. Duke e sjellë para vettingut me gjetjet e një procesi penal të papërfunduar, jo po shkelni prezumimin e pafajësisë deklaroi avokati. KPK deklaroi se fillimisht DSIK , sot Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar , kishte sjellë vertifikatë të bardhë për prokurorin e pezulluar nga detyra duke e vlerësuar atë të përshtatshëm dhe pa kontakte me krimin. Por një kërkesë e dytë mbas prangosjes së tij prej SPAK ndryshoi rezultatin, mbasi sic I përgjigjej KPK edhe prokuroria e posacme edhe gjykata , Lita fliste në aplikacione me anëtarë të grupit të Bajrave për ti favorizuar në hetime Stend UP. Shkalla e parë e vettingut ka mandate deri në dhjetor dhe deri atëherë presin të kontrollohen edhe 20 gjyqatrë dhe prokurorë. Deri tani janë konfirmuar në detyrë 363 gjyqtarë e prokurorë, disa të apeluar në KPA. Janë shkarkuar 253 të tjerë dhe 103 janë dorëhequr nga sistemi duke sjellë ndërerje të procesit. Për TCH , Anila Hoxha.

Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50