Një vit nga ekzekutimi me varje i mundësit Iranian Navid Afkari nga qeveria për shkak të pjesëmarrjes në një protest, familja e tij është e shkatërruar. Nëna e 27 vjecarit i tha CNN se “ata nuk gjejnë dot paqe”. Në intervistën e rrallë për gjigandun mediatik amerikan, Bahieh Namjoo u shpreh se është e ndërgjegjshme për rreziqet që i kanosen pasi vendosi të flasë hapur kundër ekzekutivit Iranian, por këmbëngul se do të luftojë që të mbajë gjallë trashëgiminë e Navidit e të ndihmojë dy djemtë e tjerë të saj të dalin nga burgu.