Top Channel/ “Ne ushtarë, Bela mbretëreshë”! Investigimi i fortë i Fiks Fare
28/09/2026 23:08

Ndonëse prej muajit mars 2026, Belinda Balluku nuk është “de juro” ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, ajo vazhdon “de facto” të drejtojë këtë dikaster dhe institucionet në varësi. Emisioni “Fiks Fare”, në Top Channel, nisi sezonin me një investigim në disa prej drejtorive kryesore në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, ku drejtuesit vazhdojnë të quajnë “shefe” vetë Ballukun. Investimi i “Fiks Fare” zbulon se Belinda Balluku vijon të ndikojë në këto institucione për emërime, punësime dhe vendimmarrje. Belinda Balluku nuk është vetëm “shefja” e drejtorive! Disa drejtues institucionesh mendojnë se ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Enea Karakaçi, është vendosur po prej saj. “Fiksi” vijoi investigimin brenda vetë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, ku bisedoi me ish-këshilltarin e Ballukut, Flor Serjanin, që mban detyrë në ministri, por njëkohësisht vijon të punojë edhe për ish-ministren. Pas gjithë këtyre dëshmive, “Fiks Fare” shkon te personi që përmendet vazhdimisht në këto biseda: Belinda Balluku. Gazetarja e takon teksa ajo ecën në zonën e Liqenit të Tiranës dhe kërkon prej saj një sqarim, por ish-numri dy i qeverisë refuzon të përgjigjet.

Top Channel/ Rama: Bonusin e bebeve dhe ta transformojmë në një mbështetje të përmuajshme
30/10 18:07
Top Channel/’Rrjetet sociale kanë stimuluar një vetmi të natyrës së rrezikshme’,Rama: Kam mesazhe…
30/10 18:06
Top Channel/ ‘Ata fëmijë kanë nevojë për ndihmë’, Rama flet për dhunën në protestë: Ti kthejmë…
30/10 18:01
Top Channel/ Protestat në Tiranë, ministri i Brendshëm dhe drejtori i policisë konferencë për shtyp
30/10 16:44
Top Channel/ Hita thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës: Përgjegjësit për dhunën të përballen me ligjin
30/10 16:41
Top Channel/ Hita apel prindërve: Kujdes me fëmijët dhe shmangni personat e dhunshëm pranë…
30/10 16:24
Top Channel/ ‘Përgjegjësi penale për organizatorët’, Demo: Nëse ka dhunë ndaj biznesit apo…
30/10 16:23
Top Channel/ Demo konferencë për shtyp:Garantojmë të drejtën për të protestuar, 269 të mitur janë…
30/10 16:16
Top News – Presidenti Bajram Begaj dekreton datën. Zgjedhjet vendore do të mbahen në datën 9 maj
30/10 15:40
Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39
Top News – Hashash mes pyllit në Koman. Katër të arrestuar dhe 57 kilogram drogë e sekuestruar
30/10 15:33
Top News – ‘Nuk rrisim taksat, i shpërndajmë ato’. Malaj mbron paketën fiskale, Braçe në një linjë
30/10 15:31
Top Channel/ Ndahet nga jeta Bashkim Zeneli. Shuhet ish-deputeti dhe diplomati i njohur
30/10 15:29
Top Channel/ Lamtumirë akademikut Luan Omari. Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare
30/10 15:27
Top Channel/ SPAK mbyll hetimet për Berberin. Merret i pandehur për shkelje të barazisë në 9 tendera
30/10 15:17
Top Channel/ Shqetësim për paraburgimin e Veliajt. Zyrtari europian kërkon proces të drejtë
30/10 15:06
Top Channel/ Theu xhamat e Kushtetueses. Arrestohet protestuesi 19-vjeçar, procedohen 5 të tjerë
30/10 15:04
Top Top Channel/ BE dënon dhunën në protesta. Ambasadorja: Institucionet të dëgjojnë qytetarët
30/10 15:02
Top News – ‘Institucionet të dëgjojnë qytetarët’. Ambasadorja e BE: Por dhuna është jodemokratike
30/10 15:02
Top News – Bordi rrit naftën, ul benzinën. Ndryshojnë sërish çmimet tavan të karburanteve
30/10 14:49