Luftën në Ukrainë, po e vuajnë të gjithë por më shumë fëmijët. 13-vjecari Volodymir është shembulli i vuajtjes dhe tmerreve që fëmijët po përjetojnë atje. I shtruar në spitalin e fëmijëve në Kiev , me një tollumbace jeshilë ne dorë dhe fytyrën e tjetërsuar nga plagët e marra ai pret të shërohet. Babai dhe kushëriri i tij u vranë dy ditë pasi Rusia kishte nisur pushtimin. Nëna e tij tregon se Volodymir u qëllua në nofull, shpinë, krahë dhe këmbë.