Top Channel/ Në Seul kthehet normaliteti pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme
04/12/2024 19:58

Gjashtë parti opozitare të Koresë së Jugut dorëzuan sot në Asamblenë Kombëtare një mocion që kërkon shkarkimin e Presidentit Yoon Suk Yeol, për shkak të vendimit të tij të djeshëm për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Parlamenti e hodhi poshtë vendimin e tij me votim unanim dhe gjashtë orë më pas, Presidenti Yoon u detyrua ta anulonte gjendjen e jashtëzakonshme. Pavarësisht se vendi duket se iu rikthye normalitetit sot, e ardhmja politike e presidentit dhe bashkëpunëtorëve të tij është në rrezik. Votimi për mocionin e shkarkimit të Presidentit koreano jugor Yoon Suk Yeol nga Asambleja Parlamentare mund të mbahet pas dy ditësh. Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, si dhe Këshilltarët e lartë të Presidentit Yoon dhanë sot dorëheqjen në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të tij të papritur dje për gjendjen e jashtëzakonshme. Koreja e Jugut po përpiqet të kuptojë atë që ndodhi për gjashtë orë martën në mbrëmje. Sot kryeqyteti me nëntë milionë banorë i Koresë së Jugut filloi ditën normalisht. “Sot në mëngjes morra vesh se ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe u trondita me të vërtetë. U qetësova kur pashë që vendimi ishte tërhequr në mëngjes, pa probleme serioze. Tani jam vërtetë mirënjohës që kam mundësi të shijojë kafenë e pasdites”, thotë Kim Ha-Kyeong, banor i Seulit. Presidenti Yonn e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme i zemëruar me opozitën, duke u zotuar të eliminojë forcat “anti-shtetërore”, ndërsa ndeshet me probleme me opozitën që ka shumicën në parlament që ai e akuzon si simpatizuese të Koresë së Veriut komuniste. Gjendja e jashtëzakonshme nënkuptonte ndërprejen e punimeve të parlamentit, ndalimin e aktiviteteve politike dhe censurimin e mediave. Ushtria u dërgua në parlament për ta marrë atë nën kontroll por dështoi.Dhjetra ligjvënës, arritën të çajnë kordonin të forcave të sigurisë, në portën e jashtme. Pasi hynë brenda, 190 ligjvënës, përfshirë shumë deputet nga partia e Presidentit Yoon, votuan për të hequr gjendjen e jashtëzakonshme. Pas gjashtë orësh, Presidenti Yoon iu drejtua vendit sërish, këtë herë duke njoftuar heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ndërsa trupat e Koresë së Jugut u tërhoqën, vendi mbeti i tronditur. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, duke folur nga Brukseli, ku po merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s, tha se Uashingtoni e mirëpret vendimin për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42
Top News – Ndodh në SHBA. Vajza lufton Iranin, babai deportohet në Meksikë
27/03 15:14
Top News – Vinte baste për sulmet në Iran / Ushtari izraelit fitoi 162 mijë dollarë, tani nën akuzë
27/03 15:13
Top News – Garda e Iranit paralajmëron civilët në Lindjen e Mesme: Qëndroni larg amerikanëve!
27/03 15:03
Top News – Luftanijet britanike janë si lodra…! Trump flet keq për Starmer: Do të na fusë në luftë
27/03 14:56
Top News – Molotov kundër Rusisë në Pragë / Sulmohet qendra kulturore, policia kërkon autorin
27/03 14:53
Top News – Ajatollahu i ri i Iranit është ‘gay’/ Trump informohet nga CIA: Ky është një fillim i keq
27/03 13:41
Top News – Arabia Saudite i bën presion Trumpit: T’ia presim kokën gjarprit, një mundësi historike!
27/03 13:36