Dëmet materiale që shkaktuan protestuesit në 8 janar në selinë e Partisë Demokratike janë të shumta. Ata thyen pothuajse të gjithë xhamat e dritareve, duke përdorur leva, çekiçë, gurë e sende të tjera. Pas dy ditësh, sot kanë mbërritur xhamat e rinj, ndërkohë që vazhdon puna për riparimin e dëmeve ne selinë blu.