Top Channel/ Në pranga për korrupsion në ARRSH, lihet në burg Evis Berberin dhe dy biznesmenët
25/04/2024 19:36

Apeli i GJKKO ka lënë në burg Evis Berberin dhe dy biznesmenët, Valter Begajt dhe Ervis Lami, duke rrëzuar kështu ankimin e tyre. Disa ditë më parë, SPAK kërkoi arrestimin e Evis Berberit, drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i dorëhequr nga detyra pak përpara se të përfundonte në pranga. Gjykata e Posaçme miratoi kërkesën ndaj ish zyrtarit i cili dyshohet se kreu korrupsion dhe pastrim parash. Për të njëjtën skemë u firmosën fletë arreste dhe për dy biznesmenët Ervis Lamaj dhe Valter Begaj. Një person i katërt është nën hetim në gjendje të lirë. Hetimet e SPAK hedhin dyshime mbi shitblerjen e një shoqërie midis të hetuarve, që në 2018 emërohej ‘Vaal eng 10” blerë prej Valter Begajt nga Berberi për një shumë prej 100 mijë lekë. Ajo u administrua nga Lamaj dhe u shit në vazhdim për 500 mijë euro, por që 2021 u rikthye tek Valter Begaj duke u blerë për gati 2 milionë euro. SPAK njoftoi se ka dyshime që Berberi si ish drejtor i Agjencisë për eficencën e energjisë dhe si titullar i ARSHH kreu gjashtë procedura prokurimi, në të cilat fitues ishte bashkimi i operatorëve të Valter Begajt me një vlerë prej gati 2 milionë euro. Marrja e përfitimeve, deklaron SPAK, është realizuar pas fitimit të procedurave të prokurimit nga Valter Begaj duke i kaluar transaksionet tek shoqëria që zotërohej indirekt nga zyrtari. Në banesën e ish drejtorit u sekuestruan gati 4 milionë lekë në valutë paund dhe euro si dhe 5 aparate telefonash prej nga ku po verifikohen disa biseda.

Top Channel/ Shpërthimi i fuqishëm në një byrektore në Lezhë, pamje nga vendngjarja, xhama dhe…
06/04 09:19
Top Channel/ U emërua pas arratisjes së Ndocit. Humb jetën ish-drejtori i komanduar i burgut të Durrësit
05/04 22:13
Top News – Takimi i Ramës te Njësi 5. Braçe-E pakuptueshme si mund të shmanget deputeti
05/04 21:34
Top Channel/ 68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, flasin fqinjët: Dhunonte motrat
05/04 20:36
Top News- ‘S’jam kundër PS’, Braçe revoltohet për takimet e Ramës: Delir heqja e deputetit nga zona
05/04 20:20
Top Channel/ Nga librat e ndaluar te harmonia fetare, Rama në një rrëfim ndryshe në “Exclusive”
05/04 19:52
Top Channel/ Dekori i vezëve të Pashkës. Çelet për herë të parë një ekspozitë ndërkombëtare në Korçë
05/04 19:46
Top Channel/ Një tjetër emigrant humb jetën. U gjet i vdekur në Nivicë, 19 vjeçari nga Egjipti
05/04 19:37
Top Channel/ Pesë të vdekur në burgje. Bilanc shqetësues për vitin 2026, viktima e fundit Hajri Robi
05/04 19:35
Top News – Pse u hoq nafta për fermerët! Rama: Skemën e ndryshuam pas konsultimeve
05/04 16:17
Top News – Mashtrimi me vizat shqiptare. MEPJ: Faqe e rreme online, kujdes kur aplikoni
05/04 16:04
Top Channel/ Ja si u festuan Pashkët në qytetet tona, qindra qytetarë në kishat e Shqipërisë
05/04 15:19
Top Channel/ Besimtarët katolikë festojnë Pashkën, ngjarja më e rëndësishme e kalendarit fetar
05/04 15:07
Top Channel/ Aksident ne Lezhe-Milot, ‘Audi’ përplaset me një fuoristrade, një i lënduar
05/04 14:57
Top News – Domatja, mall luksi. Në Dubai kushtojnë më pak se në Tiranë
05/04 14:43
Top Channel/ Kishte dy javë që kishte blerë motorin, vdes në një aksident 35-vjeçari në Krutje
05/04 13:07
Top Channel/Katolikët kremtojnë Pashkën, besimtarët festojnë një nga ngjarjet më të rëndësishme
05/04 12:25
Top Channel/Urimi i imzot Arjan Dodajt! Besimtarët ndoqën meshën në Katedralen “Shën Pali” në Tiranë
05/04 12:23
Top Channel/ Historia e At Fran Përlalës, 57-vjeçarit që studion për inxhinieri Agro-Mjedisi
05/04 12:22
Top Channel/ Gjirokastër, tkurret blegtoria, bie numri i bagëtive, fermerët: Janë rritur kostot
05/04 12:16