Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë sot drejt Pragës, aty ku do të zhvillojë edhe ndeshjen e parë në Nations League ndaj Ukrainës në stadiumin “Epet Arena”. Dy lojtarët kuqezi, Qazim Laçi dhe Marash Kumbulla, para nisjes drejt Pragës treguan se si kanë shkuar përgatitjet dhe synimet e Shqipërisë në kompeticionin UEFA Nations League. Qazim Laçi tha se ndeshja e parë ndaj Ukrainës është shumë e veçantë për të, pasi do të luhet në stadiumin e klubit të tij, Sparta Prague. Mesfushori kuqezi vlerësoi dy kundërshtarët dhe shtoi se mbështetja e tifozëve është shumë e rëndësishme.