Top Channel/ Në plazh edhe nën shi. Vlorë, deti me dallgë kthehet në argëtim për pushuesit
26/08/2021 15:23
Në Vlorë sot temperatura shënonte 27 gradë, por moti i vrenjtur dhe herë pas here disa pika shiu në mesditë nuk i larguan pushuesit.
Deti me dallgë shpesh kthehet edhe në argëtim nëse nuk largohesh shumë nga bregu duke rrezikuar jetën.