Këtu është Peqini, ndërsa këtu fusha e plehrave të Bashkisë Peqin. Distanca ndërmjet këtij landfilli gjigand dhe qendrës së qytetit është vetëm 1.6 km larg. Gjatë stinës së verës kur plehrave u vendoset zjarri I gjithë qyteti kundërmon në erë të pakëndshme. Duke parë që ky landfill nuk përmbush asnjë kusht sanitar Top Channel në një bisede telefonike pyeti Kryetarin e Bashkisë Peqin Lorenc Tosku, nëse bashkia Peqin disponon një leje mjedisor për këtë katastrofë mjedisore.