Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur procedurat e përshpejtuara për përjashtimin nga Policia e Shtetit të policit të patrullës së përgjithshme në komisariatit nr.1 Serxhio Cani, i cili u arrestua si autor i disa grabitjeve në zonën e liqenit. Serxhio Cani bëhet kështu polici i 67-të që përjashtohet nga Policia gjatë këtij viti.