Me lot në sy dhe në gjendje të rënduar psikologjike, Bledar Trëndafili, u shpreh i penduar kur doli sot para gjykatës për aktin e rëndë që ndërmori një muaj më parë kur leu me benzinë ish-bashkëshorten dhe i vuri flakën. Gjatë seancës, ai deklaroi se Melida Trëndafili nuk e lejonte të takonte fëmijët dhe e akuzoi ish-gruan për tradhti.