Fermerët e Korçës si çdo vit po hedhin prodhimet e tyre të pashitura. Edhe këtë sezon një pjesë e prodhimit të qepës ka mbetur e pashitur. Në mungesë të tregut dhe me çmime shumë të ulëta, ata janë detyruar ta hedhin prodhimin në anë të lumenjve apo në vende të tjera.