I vënë në kërkim të të birit , ky është Fejzi Ngucaj në një nga odisetë e tij mes policisë së Vlorës dhe drejtësisë që synon gjetjen gjallë apo vdekur të Ermalit. 40 vjeçari nga Lepenica u zhduk tetorin e 2020 dhe gjurma e vetme është automjeti i braktisur në fshatin Mavrovë. Por asnjë nga familjarët e Ermalit nuk di të tregoje se çfarë ndryshoi në rutinën e tij që solli rrëmbimin apo zhdukjen e tij.