Një 30 vjeçar i shpallur në kërkim për transportim të kanabisit është kapur në flagrancë në Tiranë. Behar Hajdini, banues në Krujë ishte i shpallur në kërkim që në gusht të vitit 2018 pasi në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë po transportonin kanabis. Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.