Policia e Durrësit, në bashkëpunim me FAST Albania, kanë arrestuar më qëllim ekstradimin drejt Italisë 54-vjeçarin Arian Malo. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, Malo ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi drejtësia italiane e kishte dënuar për disa vepra penale në fushën e narkotikëve dhe në atë të krimeve ekonomike.