Shtimi i shërbimeve në terren dhe kontrollet e mbështetura nga inteligjenca policore, bënë të mundur lokalizimin dhe vënien në pranga të një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore. 27-vjeçari i ndaluar, me precedent të theksuar kriminal, ishte 2 herë i shpallur në kërkim, për tentativë vrasjeje dhe në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Rrjeti”.