Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasje është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, bazuar në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Istanbul” për arrestimin e Hasan Ozcan, banues në Tiranë.