Top Channel/ Në Hungari ndodh “çudia”, krijohet shteti paralel!!
01/05/2021 16:04

Kryeministri, Viktor Orban mund t'i humbasë zgjedhjet e vitit 2022, por ai që tani ka filluar të sigurojë pushtetin për më vonë. Fondacione të pavarura të pajisura me miliarda dollarë do të marrin përsipër detyra shtetërore. DW thotë se për të siguruar pushtetin e tij, Orban ka bërë shumë këto vite, që nga kthimi në unison të medias, deri tek një ligj zgjedhor, që avantazhon partinë e tij, Fidesz. Ideja e fundit megjithatë, i kapërcen të gjitha: synohet ngritja e një shteti paralel, i cili do t`i mundësojë kryeministrit dhe elitës së tij që në rast të një humbjeje të zgjedhjeve, të ulen në të gjitha komandat e drejtimit të shtetit dhe shoqërisë. Kjo masë po merret për shkak se në Hungari duket se ka filluar të fryjë një erë e ndryshimit politik. Shumë njerëz janë lodhur nga Orbani dhe sondazhet ka kohë që i japin opozitës shansin të zëvendësojë kryeministrin në pranverën e ardhshme. Institucioni, që do duhet të pengojë marrjen e drejtimit të një qeverie që nuk drejtohet nga Orbani, quhet "Fondacioni i Interesit Publik për Administrimin e Pasurive që Kryejnë Detyra Publike." Parlamenti hungarez i dha së fundi miratimin me dy të tretat ligjit që mundëson krijimin e këtij institucioni të ri dhe themelimin e 32 fondacioneve të tilla. Shumica e tyre do të jenë fondacione të universiteteve shtetërore, me këtë kalon gati i gjithë sistemi shtetëror i arsimit të lartë hungarez në fondacione, përfshirë edhe klinikat universitare. Pjesa më e vogël e fondacioneve ka karakter të përgjithshëm dhe merr përsipër detyra nga të gjithë sektorët shtetërorë; sporti, familja, kultura, klima, bujqësia, prodhimi mediak deri tek marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mbështetja e pakicave hungareze jashtë. Në këtë mënyrë garantohet, shkruan avokati dhe ish-deputeti liberal hungarez, Andras Schiffer, që pas një ndërrimi të qeverisë çdo qeveri do duhet të ndajë pushtetin me "një qeveri të thellë paralele të fshehur në administratë, të komanduar nga Viktor Orban.

Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07