Gjykata e Posaçme shtyu për në 18 janar 2023 vendimin për seancën paraprake të inceneratorit të Elbasanit pasi nuk ishte bërë njoftimi i të akuzuarve Klodian Zoto, Stela Gugallia dhe Mirel Mërtiri. Megjithëse SPAK këmbëngul se ka veçuar hetimin për ish ministrin Arben Ahmetajn, një denoncim i gazetarit Adriatik Doçi ka lënë me pikëpyetje veprimet e dy prokurorëve me këtë dosje.