Tre emigrantë të paligjshëm nga Sudani, të cilët kishin hyrë në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër, u kapën nga Policia Kufitare teksa po lëviznin në segmentin rrugor Dardhë-Boboshticë. Sipas të dhënave, ata kishin depërtuar në territorin shqiptar nga kufiri tokësor me Greqinë me synimin për t’u larguar drejt vendeve të Bashkimit Europian.