Top Channel/”Në Ballkan, një aleancë ruso-kineze krizash”; analistja “ jep alarmin”!
26/10/2021 13:33

Rusia dhe Kina po e përshkallëzojnë presionin ndaj partnerëve perëndimorë në krizën që po thellohet në Bosnje Hercegovinë, me rritjen e aktivitetit të Pekinit në këtë front, qe vihet re për të parën herë që nga fundi i luftës në vitet 1990. në një kohë kur kur BE dhe SHBA përpiqen që t’i bindin serbët e Bosnjës t’i japin fund bllokadës ndaj autoriteteve qeveritare, Moska dhe Pekini po kërkojnë një mbyllje të shpejtë të administratës ndërkombëtare atje, e cila është e veshur me kompetenca të veçanta. Pavarësisht se kushtet për mbylljen e misionit ende nuk janë përmbushur, Rusia dhe Kina këmbëngulin se tutela e jashtme nuk është më e nevojshme, pasi Bosnja është mjaftueshëm e qëndrueshme, thotë analistja e pavarur Julia Petrovskaya. Ajo kujton se Moska dhe Pekini kanë njoftuar se nuk do ta njohin administrin e ri ndërkombëtar në Bosnje. Nga ana tjetër, ato vazhdojnë ndikimin edhe me situatën në Kosovë, duke Perëndimin dhe integrimin e Kosovës në komunitetin global. Në nivelin diplomatik, Rusia dhe Kina kanë qenë më aktive se cdo vend tjetër në mbrojtjen e integritetit territorial të Serbisë, dhe në pengimin e përpjekjeve të Kosovës për t’u pranuar në OKB që pas shpalljes së pavarësisë së saj në vitin 2008. Petrovskaya thotë se interesat e Pekinit janë më shumë ekonomike, ndërsa Moska manipulon hapur dallimet dhe frikat e grupeve të ndryshme kombëtare dhe shpalos pareshtur propagandën e saj kundër Natos- dhe BE-së. Muajt në vazhdim do ta tregojnë, shkruan Petrovskaya, nëse Rusia dhe Kina janë gati të shkojnë edhe më tej në konfrontimin politik me Washingtonin e garantues të tjerë të paqes në Ballkan, megjithatë sipas saj, Nato-ja dhe BE-ja kanë ende mjaftueshëm mjete për të krijuar një kundërpeshë ndaj këtyre trendeve negative.

Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33