Ekonomia shqiptare do të ngadalësohet ndjeshëm në vitin 2023. Kriza globale e çmimeve dhe presionet inflacioniste mbeten rreziqet kryesore duke bërë që si qeveria ashtu edhe organizmat ndërkombëtare të kenë projeksione më pesimiste për ecurinë e ekonomisë. Parashikimin më konservator e bën Fondi Monetar Ndërkombëtar sipas të cilit ekonomia shqiptare do të rritet me vetëm 2% në vitin 2023, më e ulëta sipas tij në rajon.