Lista e re e vendeve të cilat Rusia i percepton si krye-armiket e saj nuk rreshton më në vend të parë SHBA-në, por Mbretërinë e Bashkuar. Portali rus pro-Kremlinit “Vzglyad” publikoi renditjen e “qeverive armiqësore” me shtetet që raporton se i kundërvihen haptazi Moskës dhe shihen si antagoniste për shkak të rrethanave politike.