Shkencëtarët e Nasës thonë se provat e jetës së hershme në Mars, janë “fshirë”, teksa sonda Curiosity e agjensisë amerikane të hapësirës zbuloi se disa pjesë të memories së gurtë të planetit të kuq, janë lëvizur. Marsi ka një numër shumë të madh gurësh të lashtë e mineralesh krahasuar me Tokën, dhe për të mësuar dicka më shumë mbi historinë e planetit, Curiosity uë dërgua në “zemrën” e tij, në Kraterin Gale. Krateri është tharë prej miliarda vjetësh dhe shkencëtarët kanë prova se uji i kripur depërtonte nëpër të carat në fund të liqenit dhe ndryshonte mineralet poshtë tij.