Ndryshimi i klimës duket se mund të ketë edhe një pasojë të paditur më parë, përpos motit ekstrem dhe rritjes së nivelit të detit. Një studim i ri tregon se ky fenomen mund të ndikojë edhe në matjen e kohës globale. Matja e saktë e kohës sot bëhet me përdorimin e rreth 400 orëve atomike në mbarë botën, kujton VOA.