Linja kryesore e ujësjesllësit në Bulqizë është amortizuar. Prej muajsh banorët e lagjes së vjetër të qytetit po përballen me rrezikun e ndotjes së ujit të pijshëm. Siç shihet edhe nga pamjet, në tubacionin kryesor futen jo vetëm ujërat e minierave, të cilat kanë mbetje të lëndëve plasëse që përdoren në galeri, por përzihen edhe ujërat e zeza.