Top Channel/Ndodh dhe kjo! Shqiptari fut “në sherr” institucionet në MB: S’ia heqim dot pasaportën
01/04/2024 21:53

Shqiptari Gjin Gjergji, 52 vjeç, ka arritur që të bëjë “lëmsh” institucionet britanike, të cilat tashmë nuk mund t’i heqin nënshtetësinë dhe as ta dëbojnë edhe pse është dënuar për përdhunimin e një të miture. E gjithë kjo pasi institucionet britanike, sipas Daily Mail, kanë “neglizhuar” prova të para 20 viteve, ku vërtetohej se Gjergji kishte mashtruar për identitetin e tij. Ai kishte deklaruar se kërkonte azil pasi vinte nga Kosova e cila ishte në luftë. Kështu ai u pajis me pasaportë angleze dhe vijoi jetën atje, ndërsa në vitin 2005 mori edhe bashkëshorten e tij nga Shqipëria. Edhe pse më vonë zyra e Home Office ka pasur të dhëna dhe dokumente që vërtetonin se ai kishte mashtruar për origjinën e tij dhe arsyen reale përse kërkonte azil në Angli, sërish nuk i është hequr nënshtetësia angleze. Tashmë ai është dënuar me 6 vite burg pasi ka përdhunuar një të mitur, të cilën e bindi për ta marrë në makinë, e më pas e abuzoi. Por edhe pse do duhej që të ekstradohej dhe t’i hiqej pasaporta britanike, në këtë rast nuk mund të aplikohet, pasi do duhej të ishte bërë dekada më parë kur u zbulua mashtrimi i tij. I pyetur para gjykatësve, ai ka deklaruar se ndihet shumë mirë në Angli dhe se nuk dëshiron të kthehej në Shqipëri pasi ishte një vend i rrezikshëm. “Jam mirë këtu, jam rehat. Nuk dua të kthehem në Shqipëri, atje ka njerëz të këqij”, thotë ai. Tashmë gjykata ia kalon “topin” Home Office e cila sipas zyrtarëve, në këtë rast nuk e ka bërë punën e saj, ose e ka neglizhuar. Pamjet: AFP

Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12