Top Channel/ Ndërhyrje në zgjedhjet rumune, BE-ja nis hetim ndaj TikTok-ut
17/12/2024 20:04

Bashkimi Evropian ka nisur një hetim ndaj platformës kineze të rrjeteve sociale, TikTok, në lidhje me akuzat se u përdor nga Rusia për të ndikuar në rezultatin e rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, të cilin e fitoi një kandidat miqësor me Moskën. Kandidati i pavarur, Calin Georgescu, arriti fitore në raundin e parë të zgjedhjeve më 24 nëntor, duke marrë rreth 23 për qind të votave. Ai pritej të përballej me kandidaten proevropiane, Elena Lasconi, në balotazhin e 8 dhjetorit. Megjithatë, pasi Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Rumanisë e publikoi dokumentet e klasifikuara, që drejtuan gishtin kah “një aktor shtetëror”, që s’u emërua por dukej të ishte Rusia, Gjykata Kushtetuese e Rumanisë e shfuqizoi rundin e parë dhe urdhëroi që zgjedhjet të mbahen përsëri nga fillimi në muajt në vijim. Mandati i presidentit në detyrë, Klaus Iohannis, është zgjatur përkatësisht, megjithëse mandati i tij i dytë pesëvjeçar përfundoi këtë muaj. “Duke ndjekur indikacione serioze se aktorë të huaj ndërhynë në zgjedhjet presidenciale rumune përmes TikTok-ut, ne tani po hetojmë në mënyrë të hollësishme nëse TikTok-u ka shkelur Aktin për Shërbimet Digjitale duke dështuar t’i trajtojë këto rreziqe”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 17 dhjetor. Ajo tha se komisioni do ta vazhdojë mbledhjen e provave, “për shembull, duke dërguar kërkesa të mëtejshme për informacion, duke kryer veprime monitoruese, intervista, inspektime dhe duke kërkuar qasje në algoritmet”. Ndërkohë, BE-ja e urdhëroi më 5 dhjetor TikTok-un t’i ngrijë dhe ruajë të dhëna e lidhura me “rreziqe sistematike aktuale, ose të parashikueshme”, që kanë të bëjnë me zgjedhjet kombëtare në bllokun me 27 anëtarë, nga 24 nëntori deri në mars të vitit të ardhshëm. TikTok-u tani duhet të sigurojë të dhëna dhe dokumente të mbajtura sipas urdhrit të 5 dhjetorit, tha von der Leyen.

Top Channel/ Izraeli sulmon bankat në Liban, 4 të vrarë dhe 3 të plagosur
09/03 20:09
Top Channel/ “Rajoni, tani në BE”! E zbulon Von der leyen: Duhet të bëhet pjesë e jona
09/03 19:59
Top Channel/ Presioni i G7, bie çmimi i naftës! Zbret nën 100 dollarë për fuçi
09/03 19:56
Top Channel/ Macron në Qipro: Hapim Hormuzin! Do shoqërojmë cisternat e naftës
09/03 19:53
Top Channel/ Rrëzohet një raketë izraelite në Liban, katër të vdekur dhe tre të plagosur rëndë
09/03 18:14
Top Channel/ Izraeli bombardon Libanin! Po shënjestron të gjitha pozicionet e Hezbollahut
09/03 15:38
Top News – Panik në Gjermani: Po na sulmon Irani!…por ishte një meteor, dëmtoi një shtëpi
09/03 15:19
Top News – ‘Përgjigje e Ftohtë’ në Arktik / NATO nis lojërat e luftës, përgatit civilët për konflikt
09/03 14:35
Top Channel/ NATO rrëzon tjetër raketë në Turqi, SHBA lajmëron amerikanet: Largohuni tani!
09/03 14:33
Top News – Putin uron Khamenein e ri për detyrën / ‘Do vazhdojë punën e të atit’, ofron mbështetje
09/03 14:25
Top News – Irani sulmon bazën ajrore turke të Inçirlikut ku SHBA mban armët bërthamore, ndërhyn NATO
09/03 14:25
Top Channel/ Bie meteori në Gjermani, njerëzit dalin të tmerruar nga shtëpitë!
09/03 14:21
Top News – Lideri i ri suprem i Iranit është plagosur / Djali i Ajatollahut Khamenei do të hakmerret
09/03 14:06
Top News – Irani ‘bën shoshë’ vendet e Gjirit / Sulm i madh gjatë natës, viktima në Bahrein
09/03 14:02
Top Channel/ Izraeli bombardon Libanin, po shënjestron të gjitha pozicionet e Hezbollahut
09/03 12:50
Top News – Dronë, raketa dhe stres… / ‘Nuk jemi pilotë ushtarakë’, qiej të rrezikshëm
09/03 12:43
Top News – Kartelet po aq të fuqishme sa shtetet / Të armatosura deri në dhëmbë, autostrada kokaine
09/03 12:41
Top News – Evropa armatoset deri në dhëmbë…Bëhet importuesja më e madhe e armëve në botë
09/03 12:00
Top News -‘Bindje deri në pikën e fundit të gjakut’ / Iran, djali i Ajatollahut të vrarë, lider i ri
09/03 11:59
Top News – Nafta në qiell, mbi 100 USD për fuçi / Lufta trondit botën, çmimi më i lartë nga 2022
09/03 11:58
DIGITALB DIGITALB