Në harkun kohor të katër viteve presidenti Polonisë Andrzej Duda zhvilloi vizitën e dytë zyrtare në Tiranë. Nga konferenca e përbashkët me shtyp, presidenti Bajram Begaj konfirmoi lajmin i cili po qarkullonte prej disa ditësh, në lidhje me pasjen mbi tavolinë të një kërkese për të lëshuar autorizimin për negociatat të reja me Greqinë për sa i përket çështjes së kufirit detar mes Shqipërisë dhe vendit fqinj.