Top Channel/ Ndalimi i rrjeteve sociale për fëmijët nën 16-vjeç në Australi, a do të ketë sukses?
10/12/2025 21:00

Qeveria australiane ka vënë në fuqi një ndalim kombëtar që ndalon fëmijët nën 16 vjeç të hapin llogari në platformat kryesore të mediave sociale, një reformë që kryeministri Anthony Albanese e ka quajtur “moment historik” dhe “arsye krenarie”. Kompanitë e teknologjisë do të përballen me gjoba të rënda nëse nuk ndërmarrin hapa të arsyeshëm për të ndaluar regjistrimin e të miturve. Ligji, i cili hyri në fuqi nga mesnata, zbatohet për rrjete të mëdha si Facebook, Instagram, Snapchat, Threads, TikTok, X, YouTube, Reddit, si dhe platformat e transmetimit Kick dhe Twitch. Megjithatë, aplikacionet e përshtatura për të mitur ose për përdorim arsimor, si YouTube Kids, Google Classroom dhe shërbimet e mesazheve si WhatsApp – mbeten të disponueshme për përdoruesit nën 16 vjeç. Kompanitë e mediave sociale kanë kundërshtuar masën duke paralajmëruar se ndalimi mund të jetë joefektiv dhe i vështirë për t’u zbatuar, pasi shumë të rinj mund të anashkalojnë sistemin duke përdorur të dhëna të rreme. Shembulli i 15-vjeçares Lulu, e cila arriti të krijojë një llogari të re pasi llogaritë e saj të vjetra u bllokuan për shkak të moshës, tregon sfidat praktike të kontrollit. Administrata australiane synon që deri në Krishtlindje të ketë një vlerësim të qartë të efektivitetit të ndalimit, përfshirë numrin e shkeljeve dhe masat që do të merren kundër kompanive që nuk respektojnë rregulloren. Sipas analistëve në Australi, vendet e tjera po e vëzhgojnë nga afër këtë politikë, e cila mund të shërbejë si model për mbrojtjen online të fëmijëve në mbarë botën.

Top Channel/“Poshtë komunizmi”, “plasin” protestat në Kubë: Digjet dega lokale e Partisë Komuniste!
14/03 15:13
Top News- Iranianët anti-regjim i kthehen Trumpit: Ju të gjithë jeni më të këqij se njëri-tjetri
14/03 15:11
Top News- Vuçiç do luftë në Ballkan, përdor aleancën Kroaci-Shqipëri-Kosovë si tezë
14/03 15:09
Top Channel/ Lufta e Iranit, sa rrezikohet Ballkani? Eksperti: Kosova preket më shumë se Shqipëria!
14/03 15:02
Top News- SHBA ndërmerr sulmin më të madh, ‘fshin’ nga harta bazën iraniane, por jo naftën
14/03 14:25
Top News- Irani ‘i tregon dhëmbët’ Trump: Nëse sulmon ishullin do shkatërrojmë çdo gjë
14/03 14:14
Top News- SHBA shënjestron ishullin “e florinjtë” të Iranit, Trump jep ultimatumin e fundit
14/03 13:59
Top Channel/ Misteri i Banksy-t, Reuters gjurmon identitetin e artistit që tronditi botën e artit
14/03 12:30
Top Channel/ “Dritëza”, shfaqja në Eksperimental fton fëmijët të zbulojnë dritën e tyre të brendshme
14/03 12:29
Top News- Oshtinë nga raketat e dronët Kievi, Rusia harron bisedimet…Zelensky kërkon ndihmë
14/03 11:49
Top Channel/ “Çfarë po bëni”? Hamasi thirrje Iranit: “Mos sulmoni vendet fqinjë”!
14/03 11:42
Top Channel/ Gjermania kapërcen Kinën: Eksportuesja e katërt më e madhe e armëve në botë!
14/03 11:41
Top News- Tanket e avionët amerikanë pranë Koresë së Veriut, tërbohet Kim, lëshon raketat balistike
14/03 11:39
Top Neës- Europa ndjen frikën, nisin trazirat/ shpërthim i fuqishëm në Amsterdam
14/03 11:28
Top Channel/ “Mbylleni luftën e Iranit”, kancelari gjerman: Nuk do të bëhemi kurrë pjesë e saj!
14/03 11:05
Top News- Iranin po e drejton Garda Revolucionare? Iranianët: Nuk do heqin dorë nga hakmarrja
14/03 11:02
Top Channel/ Trump urdhëron bombardimin e ishullit Kharg: “Ka 90% të naftës iraniane”!
14/03 10:58
Top News- Dy javët e operacionit ‘Epic Fury’…‘Eskursioni afatshkurtër’ i Trump tronditi botën
14/03 10:37
Top Channel/ SHBA, 10 mln USD për “kokën” e Khamenei! Dëron trupa shtesë ndaj Iranit
13/03 23:16
Top Channel/ BE ‘paralizon’ Serbinë pas blerjes së armëve nga Kina
13/03 22:03
DIGITALB DIGITALB