Vetëm disa muaj pasi grumbulloi trupat në kufi më Ukrainën duke shkaktuar një krizë të vërtetë e duke afrua rrezikun e luftës, Moska sfidon sërish perëndimin dhe shqetëson Nato-n. Rusia dhe Bjellorusia e alarmuan aleancën veriatlantike me stërvitjen gjigande ushtarake, që përfshin 200 mijë trupa nga të dyja palët. Për një javë rresht, lojrat e luftës do të zhvillohen në territorin e të dy këtyrë vendeve dhe në Detin Baltik. Sipas shefit të shtabit të ushtrisë bjelloruse, gjeneralit Viktor Gulevich, stërvitja do të sherbejë si “sinjal” për perëndimin, me qëllimin t`i tregojë atij se e ka kot “ që merr pozicione force” me Moskën e Minskun.