Zvpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, deklaroi hapur se një sulm i Rusisë mbi Ukrainën do të pasohet nga forcimi i krahut lindor të NATO-s. “Ne nuk do të ndalemi me masat ekonomike. Ne do të forcojmë më tej aleatët tanë të aleancës veri-atlantike në krahun lindor” në përgjigje të një pushtimi, deklaroi ajo gjatë punimeve të Konferencës së Sigurisë në Mynih.