Teksa presidenti rus Vladimir Putin po ashpërson tonet e tij, ndaj lëvizjes së trupave ruse në kufirin me Ukrainën ka reaguar edhe NATO. Sipas një raportimi të gazetës gjermane "Ëelt”, gatishmëria operacionale e forcave për reagime të shpejta është rritur. Sipas kësaj, task forcat e njohura si e ashtuquajtura "Maja e shtizës së NATO-s" duhet të jenë gati brenda pesë ditësh për të shkuar në ndonjë zonë krize.