Top Channel/ Napoleon Bonaparti, 200 vite nga vdekja e perandorit “shqiptar”
05/05/2021 15:11

Ky vit shënon 200 vjetorin e vdekjes së Napoleon Bonapartit; perandori me 1000 fytyra, sic e kanë quajtur historianët, u shua 5 majin e vitit 1821, i dëbuar në ishullin e Shën helenës. Dy shekuj më vonë, politikanë, ekspertë e zyrtarë, francezë e jo vetëm, analizojnë figurën e tij polemizuese, duke nisur nga anët më pozitive e deri tek ato shqetësueset si akuzat e “skllavërisë”, të shpërfaqura javët e fundit. napoleoni mbetet një figurë që ngjall mjaft debat për ato cfarë bëri gjatë 15 viteve të tij në pushtet, nga 1799 deri në 1815, dhe disfatën në Ëaterloo. E përshkruajnë si komandantin e ashpër luftarak që sakrifikoi jetët e mijëra njerëzve gjatë fushatave të veta të shumta ushtarake. Por Bonaparti kujtohet edhe si lideri i jashtëzakonshëm vizionar që hodhi themelet e shtetit modern me Kodin Civil të 1804-tës. “ E shkuara jonë mbetet e shkuara jonë dhe sit ë tillë duhet ta pranojmë”, thuhet në një deklaratë të Pallatit Elize, që këmbëngul tek nevoja e një historie të përbashkët, por që refuzon në të njëjtën kohë komplekset e fajit si për Napoleonin, ashtu dhe për veprimet e Francës në Algjeri e Ruanda. Bonaparti, i pretenduar se lindi në Korsikë nga një familje me origjinë arbëreshe, mbetet një prej figurave më të shndritshme të historisë botërore. Biografë pafund kanë shkruar për gjeniun ushtarak, duke përshkruar figurën e tij në të gjithë dimensionet, atë të njeriut, diktatorit, shtetarit dhe reformatorit,të cilët admiruesit e vet në Francë sot e kësja dite e thërrasin me emrin: “Shqiponja”, duke e lartësar si një strateg të jashtëzakonshëm ushtarak që përhapi idealet liberale të iluminizmit francez në të gjithë kontinentin.

Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
Top Channel/ Rubio, “hapa prapa” për Ukrainën: Bisedimet, rrugë e gjatë përpara!
20/12 14:44
Top News- Dy persona i zënë pritë dhe…/ Dalin pamjet e vrasjes së futbollistit në Ekuador
20/12 13:43
Top News- CIA kundër Trump: Putin dëshiron të gjithë Ukrainën, por dhe pjesë të Europës
20/12 13:26
Top News- Drogonte gruan, abuzonte dhe e filmonte, shokohen gjermanët
20/12 13:10
Top News- Ushtria e SHBA sulme të mëdha në Siri, nis shfarosja…hakmarrje për ushtarët e vrarë
20/12 13:00
Top News – Skandali s*ksual ‘Epstein’, të tjera emra. Në foto dhe Bill Clinton e Michael Jackson
20/12 12:59
Top News – Putinit i ‘shterojnë’ të ardhurat. Inflacioni ‘vret’ Rusinë, por nuk prek ushtrinë
20/12 12:30
Top Channel/ Administrata Trump i nxorri fotot me Epstein, reagon Bill Klinton!
20/12 12:29
Top Channel/ Trump “hap thesin” për Kosovën, Ambasada në SHBA: “Mbështetja u rikonfirmua”!
20/12 11:57
Top Channel/ “Syri i skifterit, “SHBA sulmon Sirinë: Vranë ushtarë amerikanë , goditen 70 objektiva!
20/12 11:30
DIGITALB DIGITALB