Top Channel/ Nafta ruse, 60 dollarë: BE, pranë kufizimit-PO e Rusisë stabilizon çmimin e karburantit
02/12/2022 18:32

Bashkimi Europian i është afruar vendosjes së cmimi tavan prej 60 dollarësh për fuci të naftës ruse, një lëvizje kjo që synon të kufizojë aftësinë e Vladimir Putinit për të financuar luftën e tij në Ukrainë, por nga ana tjetër edhe të mos e bllokojë rrjedhjen e naftës së Moskës në tregjet globale. Polonia ka insistuar për një cmim sa më të ulët, e pas shumë diskutimesh, vendet e bllokut kanë tentuar një marrëveshje, e cila përfshin dhe një mekanizëm rregullues për ta mbajtur cmimin 5% e kësaj nafte 5% nën cmimin e tregut. Ujdia duhet të aprovohet tani nga të gjitha qeveritë e BE-së. Oferta e fundit, e konfirmuar nga 3 diplomatë, vjen përpara një afati për të vendosur çmimin e naftës me zbritje deri të hënën, kur hyn në fuqi embargoja europiane ndaj naftës së papërpunuar ruse dhe një ndalim për sigurimin e transportit për këto furnizime hyjnë në fuqi. Kufiri i 60 dollarëve është në fakt pranë çmimit aktual të naftës së papërpunuar të Rusisë, i cili ra këtë javë në nën 60 dollarë për fuci. Kjo ishte një rënie e ndjeshme duke pasur parasysh se nafta e papërpunuar të ejten tregtohej me një çmim prej 87 dollarësh për fuçi, por mund të jetë e pranueshme për Moskën, pavarësisht se ajo e kundërshton idenë e vendosjes së një kufiri të tillë. Propozimi fillestar i G7-tës kishte qenë për një cmim prej 65-70 dollarësh për fuci dhe pa mekanizëm rregullues. Rusia eksporton afërsisht 5 milionë fuçi naftë në ditë. Rreziqet e dështimit të vendosjes së një kufiri të kuotimit mund të dëmtojë furnizimin e botës me naftë, duke mbajtur kështu të larta cmimet e karburantit. Pamjet: AFP

Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42
Top News – Ndodh në SHBA. Vajza lufton Iranin, babai deportohet në Meksikë
27/03 15:14
Top News – Vinte baste për sulmet në Iran / Ushtari izraelit fitoi 162 mijë dollarë, tani nën akuzë
27/03 15:13
Top News – Garda e Iranit paralajmëron civilët në Lindjen e Mesme: Qëndroni larg amerikanëve!
27/03 15:03
Top News – Luftanijet britanike janë si lodra…! Trump flet keq për Starmer: Do të na fusë në luftë
27/03 14:56
Top News – Molotov kundër Rusisë në Pragë / Sulmohet qendra kulturore, policia kërkon autorin
27/03 14:53
Top News – Ajatollahu i ri i Iranit është ‘gay’/ Trump informohet nga CIA: Ky është një fillim i keq
27/03 13:41
Top News – Arabia Saudite i bën presion Trumpit: T’ia presim kokën gjarprit, një mundësi historike!
27/03 13:36