Edhe në Elbasan drejtuesit e linjave interurbane po përballen me vështirësi të shumta për shkak të rritjes së çmimit të naftës. Ata paralajmërojnë rritje të çmimit të biletës në rast se nuk merren masa për të kompensuar këtë kategori, e cila sipas tyre, po shkon drejt falimentimit.