Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj kapitenit dhe 3 anëtarëve të tjerë të ekuipazhit të anijes “Queen Majeda”. Në shtator të vitit të kaluar, gjykata pati vendosur masën “arrest në burg” për 4 nga 10 pjesëtarët e ekuipazhit, të arrestuar nga policia, por 6 muaj më vonë i njëjti gjyqtar me kërkesë të prokurorisë vendosi ndryshimin e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në “detyrim të qëndrimit në një vend të caktuar” dhe konkretisht në anije, e cila ndodhet e ankoruar në kalatën e mjeteve të sekuestruara për kontrabandë mallrash në portin e Durrësit.