Sekretar organizativ Artemis Peca, i cili po drejtonte makinën në momentin e arrestimit të Ilir Metës ka dëshmuar në një konferencë për media se çfarë ka biseduar kreu i Partisë së Lirisë me efektivët. “Zoti Meta është shkëlqyeshëm, pamjet që patë janë shpërndarë nga struktura kriminale e SPAK, që u kujdes ta servirte si show. Meta nuk është frikacak, nuk kishte eskortë. Nuk pati rezistencë, u kërkoi mandatin dhe ata në asnjë moment nuk dëgjonin fjalën e zotit Meta, e tërhiqnin me forcë. Më pyesnin ‘kush je ti’. Na tërhoqën nga bluza, na tërhoqën zvarrë, nuk ushtruam asnjë lloj rezistence”, tha Sekretari.