Në mbledhjen për prezantimin e buxhetit 2022 për Ministrinë e Brendshme, fjalën e para e mori Sidorela Myrtaj, punonjëse e policisë së shtetit. Ajo është pjesë e policisë rrugore prej 7 vitesh tashmë dhe tregon për gjithë vështirësitë që ka kaluar në kryerjen e detyrës së saj, madje edhe deri në kërcënim me vendin e punës.