Forumi ndërkombëtar i turizmit I organizuar për herë të parë në Tiranë, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit është shoqëruar me zhurmë mediatike. Jo vetëm se këtu në pallatin e kongreseve nga 3-5 prill ishin të pranishëm kompani prestigjioze turistike, por edhe sepse gjatë prezantimit të biznesit spanjoll u shfaq harta ku Kosova ishte pjesë e Serbisë. Përballë kësaj situate, ku Kosova mungonte në hartën e rajonit, edhe pse është shpallur një shtet i pavarur nga Serbia që prej vitit 2008, kompania spanjolle i ka dërguar qeverisë shqiptare një letër ndjese.