Myftinia e Shkodrës ka ndaluar sot punimet që po kryente bashkia e Shkodrës përreth Xhamisë Parrucë, pjesë e një projekti të Bashkisë Shkodër. Shkak për këtë veprim është bërë heqja e një tabele me thënie profetike në afërsi të Xhamisë Ebu Beker një ditë më parë, duke bërë që përplasja mes Policisë Bashkiake dhe përfaqësuesve të Myftinisë Shkodër të thellohet.