Top Channel/ Muze për arbëreshët në Kalanë e Skënderbeut! Rama: Binjakëzim mes Shqipërisë e Arbërisë
22/11/2023 19:42

Për herë të parë, në vendin tonë do të ketë një muze për arbëreshët. Muzeu do të jetë në kalanë e Skënderbeut, tregoi sonte kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvendin Arbëresh që po mbahet në Tiranë si pjesë e Samitit të Diasporës. “Ne nuk e kemi një muze, ndërkohë që komuniteti arbëresh ka ruajtur relike të pazëvendësueshme. I kemi gjetur vendin, ku tjetër, në kalanë e Skënderbeut. Kemi bërë një ditë të parë të verërave, ku kemi çuar disa nga prodhuesit tanë në Arbëri, do të ndërtojmë për këtë dhe një kalendar për t’i lidhur të gjithë prodhuesit, sepse janë të gjitha shqiptare”. Sipas kryeministrit, qeveria do të financojë një program për binjakëzimin mes Shqipërisë dhe komunitetit arbëresh. “Do të ndërtojmë një program për bashkitë, për ti dhënë jetë këtij binjakëzimi. Ti japim jetë këtij komunikimi të vazhdueshëm mes komunitetit arbëresh dhe Shqipërisë”. Gjatë këtij Samiti u dhanë edhe çmimet “Shqiponja e artë”, për disa personalitete, mes të cilëve dhe trajneri i Kombëtares, Silvinho. Çmimi iu dha nga vetë kryeministri Edi Rama pas rezultateve që arriti me Kombëtaren duke e kualifikuar në finalet e Europianit. Po ashtu u dekorua ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, shkencëtarja Mira Mezini si dhe personalitet të tjera.

Top News – Ultranacionalistët serbë krah Iranit. Thirrje për të sulmuar bazën amerikane në Kosovë
15/03 23:00
Top Channel/ Mojtaba Khamene u operua në Rusi, u ndihmua nga Putin
15/03 23:00
Top Channel/ ‘Pajtohen’ Starmer me Trump, flasin në telefon për hapjen e Hormuzit
15/03 22:56
Top News – Admirali që po ‘vizaton’ planet e luftës / Kush është Brad Cooper, komandanti i Centcom
15/03 22:15
Top News – Irani nuk do marrëveshje. Ministri i Jashtëm – Nuk ulemi në bisedime me SHBA-në
15/03 22:09
Top News – ‘Do ta ndjekim dhe do ta vrasim’ / Irani kërkon kokën e Netanyahut, lufta përhapet
15/03 21:30
Top News – Është gjallë dhe në komandë! / Irani kundërshton Trumpin: Khamenei i ri nuk ka vdekur
15/03 21:20
Top News – Netanyahu përgënjeshtron Iranin. Tallet me pretendimet se u vra nga sulmet iraniane
15/03 21:05
Top Channel/ “Fëmijët e Xhihadit”! Sonte në orën 20:15 në “Exclusive”, historitë e shqiptarëve
15/03 20:57
Top Channel/ Muzeu etnografik në Konispol, njohuni me “Gjurmët e mia” në fshatin Xarrë
15/03 20:56
Top Channel/ “Qyteti” nën tokë i Durrësit, infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë
15/03 20:54
Top Channel/ Fatura për turqit në spitalin e Fierit, hapet tenderi për personelin që do akomodohet
15/03 20:49
Top Channel/ Kush u pagua më shumë në Shqipëri? Të dhënat e INSTAT, ekspertët: Rritja e rrogave në…
15/03 20:01
Top Channel/ Pasojat e luftës në Shqipëri, ekspertja që na përfaqësoi në Kongresin e SHBA: Lufta…
15/03 19:47
Top Channel/ Hormuzi bashkon botën kundër Iranit! Britania, Japonia, Kina… pro thirrjes së Trump
15/03 19:45
Top Channel/ Sulmohet baza italiane në Kuvajt, përshkallëzohet tensioni, Irani i përgjigjet Trump
15/03 19:43
Top Channel/ Nadire Meçorapaj zgjidhet kryetare e degës së Partisë Demokratike në Vlorë
15/03 19:41
Top Channel/ Vjedhje në shkollën “Besëlidhja” në Lezhë, merren disa dokumente dhe pajisja e kamerave
15/03 19:40
Top News – Martohet Princ Leka, kurorëzon dashurinë me Blerta Celibashin
15/03 18:47
Top News – Ligji për gjuhën shqipe në RMV. Pendarovski- Problem i madh nëse shfuqizohet
15/03 18:30
DIGITALB DIGITALB