Top Channel/ Musk, “luftim gladiatorësh” me Zuckerberg: Bashkë, në një “kafaz” në Itali!
12/08/2023 15:49

Elon Musk është në bisedime me qeverinë e Italisë për një organizimin e një luftimi në kafaz me Mark Zuckerberg në një vend historik të saj. Propozimi erdhi nga vetë miliarderi, por që në fillim, mundësia e një përballjeje të tillë mes tyre në Koloseun madhështor të Romës, është përjashtuar që në fillim. Pronari i X Corp dhe shefi ekzekutiv i Meta-s luajtën fillimisht me këtë ide përmes një serie postimesh në mediat sociale në muajin qershor, kujton The Guardian. Sfida e Musk mbërriti në kohën kur Zuckerberg përgatitej të hapte Threads, faqja që rivalizon fort Tëitterin. Ministri italian i kulturës, Gennaro Sangiuliano, pohoi se po diskutohet vërtet mbajtja e një ndeshjeje të tillë, por ajo nuk do të zhvillohet në kryeqytet. “Pata një bisedë telefonike të gjatë dhe miqësore me Elon Musk,” tha ai. “Ne folëm për pasionin e përbashkët mbi historinë e Romës së lashtë. Po diskutojmë mundësinë e organizimit të një eventi madhor bamirësie, me në sfond evokimin e historisë”, shtoi ministri. Zuckerberg u përgjigj në Threads: “Unë e dua këtë sport dhe jam përgatitur të luftoj që nga dita kur Elon më sfidoi. Nëse ai bie dakord për një datë të vërtetë, do të ma dëgjoni zërin”, ka shkruar kreu i Facebook. Musk i shtoi spekulimet të premten kur postoi në Tëitterin e riemërtuar tashmë si X, se përballja do të transmetohej drejtpërdrejt në rrjetet sociale, ndërsa shkruante fjalën "gladiatorë" pranë dy emoji-ve me shpata të kryqëzuara.

Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
Top News – 20 mijë ushtarë në Gaza. Shqipëria drejton Deir al-Balah, Kosova veriun
21/02 14:55
Top News – Shfuqizimi i tarifave të Trump. Macron përshëndet vendimin e gjykatës së SHBA
21/02 13:20
Top Channel/ Polonia minon kufirin, tërhiqet nga Konventa e Otavës: Jo duarkryq para Rusisë!
21/02 12:29
Top Channel/ Tensionet me Iranin, NYT: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme!
21/02 12:28
Top Channel/ Supremja i rrëzoi tarifat, Trump vendos taksë të re globale prej 10%!
21/02 11:38
Top Channel/ Bien me 30% eksportet e çelikut të BE-së drejt SHBA-së: Ngecin bisedimet për tarifat!
21/02 11:18
Top Channel/ “Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria!
21/02 11:02
Top News – Po dëshmonte për Epstein. Avokati e kërcënon: Përgjigju shkurt
21/02 10:53
Top News – Tarifa globale. Trump e vendos 10 për qind për të gjitha importet
21/02 10:41
Top News – Tarifat e Trump bien. Gjykata supreme në SHBA i shfuqizon globalisht
21/02 10:12
Top News – Gjenerata e re e armëve bërthamore. Inteligjenca amerikane thotë se Kina i ka testuar
21/02 10:11
Top News- Sulm nga persona të armatosur/ Nigeri, vriten rreth 50 persona dhe rrëmbehen gra e fëmijë
20/02 22:38
Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
DIGITALB DIGITALB