Palestinezët në Rafah, në Rripin jugor të Gazës, po riparojnë biçikletat e tyre të vjetra si mjet transporti për shkak të mungesës së karburantit për makinat. Lufta e vazhdueshme mes Hamasit dhe Izraelit ka bërë që banorët e Gazës të mbesin pa ndihma. Krahas ushqimeve të pakëta ata po përballen dhe me mungesën e karburantit. Kjo gjë I ka detyruar ata që t’I rikthehen sërish biçikletave. Ndërkohë Një pjesë e madhe e tyre po largohen nga zona për t’I shpëtuar bombardimeve nga ana e forcave izraelite, të cilat po vijojnë betejën me militantët e Hamas. Nga sulmet, në Gaza kanë humbur jetën më shumë se 12.300 persona. Ndërsa numri I izraelitëve të vrarë është rreth 1200. Shba po përpiqet që të arrijë një marrëveshje mes palëve për lirimin e pengjeve e cila nëse finalizohet do të sillte dhe një pauz të luftimeve, ç’ka do të mundësonte futjen e kamionëve me ndihma për këta banorë.